Angelina Jolie viziton kampin e refugjatëve në mes të Venezuelës dhe Kolumbisë
09 qershor 2019
| 17:36
Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie, ka vizituar një kamp refugjatësh në kufirin Kolumbi-Venezuelë.
Aktorja ka shkruar atje për të mësuar më shumë rreth kushteve me të cilat emigrantët përballen si edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.
Ylli i Hollywood-it është takuar me punonjësit e ndihmave, venezuelasit dhe ka vizituar një kamp të ndërtuar nga UNHCR-ja për emigrantët e pambrojtur.
Jolie ka vlerësuar Kolumbinë për pranimin e më shumë se 1.3 milion emigrantëve venezuelas dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendeve të zhvilluara të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët në mbarë botën.