Angelina Jolie viziton Lvivin e Ukrainës

01 maj 2022 | 08:24

Aktorja Angelina Jolie, e cila është e dërguara speciale e Organizatës Botërore të Sigurisë për Refugjatët, vizitoi një shkollë dhe një institucion mjekësor në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, sipas Maksym Kozytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lvivit.

“Në një nga institucionet mjekësore ajo ka vizituar fëmijët që vuajtën nga një sulm me raketa nga ushtria ruse në stacionin e trenit, Kramatorsk. Ajo u prek shumë nga historitë e tyre. Madje një vajzë pati mundësinë t’i tregonte zonjës Jolie për ëndrrat e saj”, ka thënë Kozytskyy.

Ajo u ka premtuar atyre se do t’i vizitojë sërish, shkruan CNN.

“Ajo gjeti kohë për të biseduar me vullnetarët tanë që ofrojnë ndihmë mjekësore dhe psikologjike në stacionin kryesor hekurudhor në Lviv. Ajo i falënderoi ata për punën e tyre”, tha Kozytskyy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me…