Angli-Panama, 6-1
24 qershor 2018
| 15:53
Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen ndaj Panamas, me rezultat 6-1.
Harry Kane shënoi tri gola në këtë ndeshje, dy prej të cilave nga penalltia, kurse John Stones kontribuoi me dy gola dhe një tjetër e shtoi Jesse Lingard. Golin e nderit për Panaman e shënoi Felipe Baloy.
Pas kësaj fitore anglezët kanë grumbulluar gjashtë pikë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Belgjikës do të luftojnë për vend të parë në grup.
/Epoka e re/