Anglia e Danimarka ndahen në “paqe”

20 qershor 2024 | 19:56

Pritej një fitore e “Tre Luanëve”, ama edhe një barazim është i mjaftueshëm për djemtë e teknikut Southgate.

Pas një nisje spektakolare të lojës, sfida Danimarkë-Angli, nuk ka parë më shumë gola se nga një për secilën skuadër, me përballjen e “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, që u mnyll në rezultatin 1 me 1.

Të dy golat erdhën në pjesën e parë të sfidës, me “bomberin” Harry Kane, i cili dërgoi sferën pas shpatullave, të Schmeichel, që në minutën e 18’-të, duke marrë avantazhin e shpejtë, por nuk ka zgjatur shumë, pasi vetëm 16 minuta më vonë, “shkatërruesi” danez, Kasper Hjulmand lëshon një “predhë” nga jashtë zone, duke vendosur baraspeshën e përkohshme, me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar tashmë disa emra të famshëm që do të…