Anglia e fiton bindshëm pjesën e parë ndaj Kosovës (video)
10 shtator 2019
| 21:36
Anglia e ka fituar bindshëm pjesën e parë të ndeshjes ndaj Kosovës (5-1).
Kosova shënoi e para në minutën e parë nëpërmjet Valon Berishës, por vendasit u rikthyen duke shënuar pesë gola. Sterling e barazoi rezultatin në 1-1, kurse me pas shënoi Kane, derisa Vojvoda shënoi autogol për rezultatin 3-1. Dy golat tjerë për anglezët i shënoi Sancho në fund të pjesës së parë.
/Epoka e re/