Anglia e nis fuqishëm garën për Kupën e Botës, fiton 6:2 ndaj Iranit
Kombëtarja e Anglisë e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Kupën e Botës, duke fituar 6:2 kundër Iranit, në kuadër të Grupit B.
Bellingham ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 35-të duke ia dhënë epërsinë e parë anglezëve.
Tetë minuta më vonë, golin e qetësisë e ka shënuar Saka (43’). Epilogun e pjesës së parë të lojës e ka vulosur Sterling në minutën e parë shtesë.
Anglezët e kanë nisur më mirë edhe pjesën e dytë me Sakan, i cili ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për “Tre Luanët”.
Më pas Irani është kundërpërgjigjur me golin e Taremit.
Rashfordi është përkujdesur për golin e katërt në minutën e 71-të, kurse të pestin e ka konkretizuar Grealisht në minutën e 90-të. Krejt në sekondat e fundit Irani ka gjetur golin e dytë me anë të Taremit nga penalltia.
Anglia dhe Irani janë në Grupin B me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin, takimi i të cilëve luhet sonte me fillim nga ora 20:00.