Anglia e Zvicra vendosin për kualifikimin në kohën shtesë
Ishte një përballje e denjë për fazën çerekfinale, me Anglinë e Zvicrën, që kanë mbyllur 90 minutat e plota, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me rezultatin e barabartë, 1 me 1, duke lënë për “të diskutuar” kualifimin, për në gjysmëfinalet e Euro 2024, vetëm në kohën shtesë.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Breel Donal Embolo, i cili gjeti rrjetën e Pickford, në minutën e 75’-të të sfidës, pas një pasimi të anësorit, Dan Ndoye, mirëpo vetëm 4 minuta ë pas “diamanti” anglez, Bukayo Saka dërgon topin pas shpatullave të Yann Sommer, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.
Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim përfundimin e kohës shtesë, për të parë nëse do të ketë një fitues, me triumfuesin e kësaj sfide, që mund të konsiderohet edhe një prej pretendentëve për fitimin e trofeut.