Anglia eliminon Suedinë, shkon në gjysmëfinale

07 korrik 2018 | 18:08

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit “Rusia 2018”, duke e eliminuar sot Suedinë.

Anglezët fituan çerekfinalen e sotme ndaj Suedisë me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Harry Maguire në minutën e 30, me një goditje me kokë pas një krosimi nga Ashley Young.

Në pjesën e dytë Anglia shënoi edhe njëherë. Këtë herë përmes mesfushorit të talentuar të Tottenhamit, Dele Alli, i cili në minutën e 59 dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Jesse Lingardi.

Në gjysmëfinale Anglia e pret fituesin e përballjes Rusi – Kroaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar…