Anglia fiton, barazojnë Gjermania dhe Holanda
Anglia e ka nisur me fitore fazën përgatitëse për ‘Euro 2020’, duke e mundur në miqësore 1-0 Austrinë. Gjermania ka barazuar 1-1 me Danimarkën, derisa Holanda 2-2 me Skocinë.
Tre luanët kanë arritur të fitojnë miqësoren e parë para startit të Kampionatit Evropian.
Anglia e mundi 1-0 në shtëpi Austrinë, me golin e Sakas së Arsenalit.
Tre Luanët shihen si njëri prej favoritëve në ‘Euro 2020’.
Miqësore sonte zhvilluan edhe Gjermania, që barazoi 1-1 me Danimarkën dhe Holanda, që barazoi 2-2 me Skocinë, duke dhënë kështu sinjale negative.
Gjermania kaloi e para në epërsi me golin e Neuhaus F, derisa barazoi gjithçka Poulsen.
Derisa për Holandën dy golat i shënoi i kërkuari nga Barcelona, Depay, të dytin e shënoi për 2-2 në fund të ndeshjes, kurse për Skocinë shënuan Hendir dhe Nisbet.