Anglia i beson ish-lojtarit të Premierligës drejtimin e kombëtares
07 gusht 2024
| 13:35
Që kur përfundoi kampionati Evropian, Kombëtarja e Anglisë ka mbetur pa selektor, pasi Gareth Southgate është larguar. E që nga ajo kohë, Anglia është pa trajner. Shumë emra kanë qarkulluar për ta marr drejtimin e albionëve.
Gjatë muajit shtator, Anglia do t’i zhvillojnë dy ndeshje, ndaj Irlandës dhe Finlandës.
E për këto dy duele të shtatorit, Anglinë pritet ta drejtoj Lee Carsley, i cili aktualisht është selektor i grupmoshave U21 të Anglisë.
Carsley për shumë vjet ka qenë lojtar i njohur në Premierligë te skuadra e Evertonit.
Trajnerin e ri Anglia pritet ta emërojë gjatë shtatorit, por pas këtyre dy përballjeve.
Eddie Howe i Newcastle United shihet si personi ideal për ta marr drejtimin e kombëtares.