Anglia kalon në çerekfinale të Botërorit
03 korrik 2018
| 22:59
Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror duke mposhtur me penalti Kolumbinë.
Heroi i Anglisë në penalti ishte Eric Dier që realizoi penaltinë e fundit dhe vendimtaren në këtë duel.
Kjo ndeshje përfundoi 1 me 1 me golat e Harry Kane për Anglinë dhe Yerri Minas që realizoi në minutat shtesë të takimit.
Në çerekfinale Anglia do të përballet me Suedinë që sot gjatë ditës mposhti Zvicrën.