Anglia kualifikohet në çerekfinale
Anglia shmang disfatën, teksa triumfoi në Evropian ndaj Sllovakisë, vetëm falë një përmbysje 2-1. Për të përcaktuar fituesin, u nevojiten 120 minuta lojë, mes spektaklit në Gelsenkirchen.
Të besuarit e trajnerit Calzona ndëshkuan britanikët në minutën e 25-të, me anë të Shcranz, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të bukur.
Minutat e para ishin mjaft të luftuara, të dyja skuadrat u përpoqën që të krijojnë mundësi, duke bërë kështu që ndeshja të jetë mjaft interesante. Ekipi i Southgate pretendoi penallti (23’) pas një rrëzimi në zonë, por pas një kontrolli me VAR, arbitri turk Meler sinjalizoi vijimin e lojës. Në fillimin e pjesës së dytë, Foden vendosi ekuilibrat por goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Anglia shtoi presionin dhe në “frymën e fundit” dërgoi shifrat në 1-1 me Bellingham, duke dërguar ndeshjen në shtesë.
Kane përmbysi shifrat në të 92-tën, pas një asisti të Toney. Anglia mbrojti rezultatin deri në fund, për t’u kualifikuar kështu në çerekfinale, aty ku do përballet me Zvicra.