Anglia kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Euro 2020’
03 korrik 2021
| 22:50
Kombëtarja e Anglisë është gjysmëfinalistja e katërt e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Anglia e mposhti sonte me rezultat bindës Ukrainën (4-0) dhe arriti të hynë në mesin e katër skuadrave me të mira.
Harry Kanë shënoi për 0-1, në minutën e 4-të. Në fillim të pjesës së dytë anglezët shënuan edhe dy gola të shpejt nëpërmjet Harry Maguire dhe Harry Kane, derisa golin e katërt e realizoi Jordan Henderson. Ukraina pati shumë pak raste shënimi dhe nuk arriti të shënon golin e nderit. Anglia në ketë kampionat ende nuk ka pësuar asnjë gol.
Anglia në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian do të përballet me Danimarkën, e cila e eliminoi sot Çekinë.
/Epoka e re/