![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/baraz-1-756x420-1.jpg)
Anglia ndalet nga Amerika
25 nëntor 2022
| 22:04
Amerika dhe Anglia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola mbrëmjen e sotme. Tre Luanët kishin një ndryshim total nga pjesa e parë, duke u vendosur shpesh herë në rrezik.
Pjesa e dytë ishte e bllokuar me pak rate shënimi në të dyja portat. Amerika humbi disi freskinë e pjesës së parë, ndërkohë që Anglia u zgjua vetëm në fundin e ndeshjes për të dhënë sinjale për golin.
Harry Kane goditi me kokë brenda zonës në shtesë, por goditja e tij shkoi jashtë kuadratit. Pas këtij barazimi, Anglia kryeson me 4 pikë, 1 më shumë se Irani dhe dy më shumë se Amerika.