Anglia prodhon aparatin për frymëmarrje për ta përdorur në shtëpi
Studiuesit britanikë kanë ridizajnuar një aparat frymëmarrjeje në mënyrë që të mund të përdoret për t’i trajtuar njerëzit e infektuar nga koronavirusi që kanë problem me frymëmarrjen dhe për t’i mbajtur ata larg shtretërve të kujdesit intensiv.
Sipas University College London, procesi i projektimit zgjati më pak se dy javë dhe është aprovuar për përdorim nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).
Njëqind pajisje do të dorëzohen në UCLH për prova klinike në spitalet në të gjithë vendin përpara rritjes së infektimit nga koronavirusi. Universiteti thotë se makinat e ridizajnuara të CPAP (Continuous Positive Pressure Pressure) do të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi kapacitetin e ventilatorit spitalor duke trajtuar pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje më pak intensive.
Makineritë u krijuan në bashkëpunim me klinika, së bashku me mbështetjen inxhinierike nga ekipet e Formulës 1 me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. /Ora News.tv/