Anglia rrezikon të humbasë eliminatoret për Botërorin 2022

01 shkurt 2021 | 15:49

Masat ekstreme që po merr qeveria britanike anti Covid-19 e rrezikojnë edhe kombëtaren e “3 luanëve” për eliminatoret e Botërori 2022.

Lajmin e bujshëm e  publikon e përditshmja angleze “The Sun”. Sipas kryetarit të Partisë Laburiste, Sër Keir Starmer, kushdo që shkon në Angli duhet të kryej një karantinë 10-ditore nëpër hotele, kushdo qoftë, edhe sportistët profesionist.

Nëse do të miratohen këto masa ekstreme atëherë përfaqësuesja angleze e futbollit do të rrezikojë edhe pjesëmarrjen në Botërorin Katar 2022, pasi nuk do të arrinte të luante për ndeshjet në grup që ka kundër Shqipërisë, Polonisë dhe San Marinos.

Nëse ndodh kjo Anglia do t’i humbiste ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe nuk do të ishte e mundur të merrte pjesë në Botëror. Veç kësaj një kaos do të shkaktonte edhe për Evropianin që pritet të zhvillohet këtë verë, apo ndeshjeve të Ligës së Kampionëve apo Formula 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”,  njofton opinionin publik se i…