Anglia zgjeron programin e vaksinimit për Covid-19 tek më shumë grupe njerëzish
Anglia do të lansojë fazën tjetër të programit të vaksinimit për Covid-19 të hënën, kur do të fillojë t’u ofrojë doza 70-vjeçarëve dhe mbi këtë moshë dhe atyre që konsiderohen të dobët në shëndet për t’u infektuar.
Programi i vaksinimit – më i madhi deri tash në Evropë – është fokusuar tek personat e moshave 80 dhe më të vjetër ashtu si edhe punëtorët shëndetësorë. “Sot është një hap i madh në programin tonë të vaksinimit derisa e hapim atë pata miliona njerëzve më shumë që janë në rrezik nga Covid-19”, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se më shumë se gjysma e 80-vjeçarëve janë vaksinuar, raporton Reuters.
Nga qeveria po ashtu është thënë se duan që të rriturit po ashtu të kenë mundësi të vaksinohen në shtator.