Anija e ndaluar në Durrës për drogë, 30 persona të shoqëruar në polici
17 korrik 2022
| 09:17
30 persona janë shoqëruar në polici pas aksionit të Antidrogës në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme për anijen që është ndaluar nga policia kufitare, pasi dyshohet se në të ka ngarkesë me lëndë narkotike. Të shoqëruarit, punonjës te sheshi i konteinerëve dhe punonjës të sigurisë portuale, janë pyetur në lidhje me konteinerin që është hapur dhe që i mungonin disa arka me banane.
Konteineri ka ardhur nga Amerika Latine pak ditë më parë.