Anija luftarake amerikane lundron afër ishullit të kontestuar kinez
Një anije ushtarake shkatërruese amerikane ka lundruar drejt ishujve të Kinës në pjesën jugore, kanë deklaruan zyrtarë amerikanë.
Një veprim i tillë mund të ngrit tensionet në kohën e mosmarrëveshjeve mes SHBA-së dhe Kinës, ku të dy vendet janë duke kaluar në një luftë për tregti, duke i shtyrë që të ngrisin tarifat në importet e të dyja palëve.
Një zyrtari amerikan, në kushte anonimiteti, ka deklaruar se anija ka lundruar shumë afër ishullit.
Ky operacion ishte veprimi i fundit për të kundërshtuar atë që Uashingtoni e konsideron kufizim të lëvizjes në ujërat strategjik ku Kina, Japonia dhe aziatikët operojnë.
Pretendimet e Kinës për detin jugor, që bën qarkullim 5 trilionë në vit të tregtisë, kontestohen nga Brunei, Malajzia, Filipinet, Taivani dhe Vietnami.
“Ne bëjmë navigim të lirë siç kemi bërë në të kaluarën dhe do të vazhdojmë në të ardhmen”, ka deklaruar zyrtari amerikan.
Ministria e jashtme e Kinës ende nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.