Anija pa kapiten pritet të bëjë udhëtimin e parë transatlantik

21 qershor 2019 | 11:48

Anija “Maxlimer” 12 metra e gjatë është gati të bëjë histori. Së shpejti do të lë brigjet e Kanadasë për të filluar një udhëtim 35 ditor drejt Anglisë pa asnjë drejtues në bord.

Kjo anije është hibride, me naftë dhe bateri, çfarë do të thotë se konsumon më pak lëndë djegëse se anijet e zakonshme. Kur është e nevojshme, pajisjet i mundësojnë njerëzit që të telekomandojnë nga larg anijen nga një stacion në tokë.

Anija “Maxlimer” mund të lëshojë dhe tërheqë edhe mjete të tjera autonome, një aftësi e nevojshme për misionin origjinal, një garë për gjetjen e mënyrës më të mirë për të studiuar në mënyrë autonome dyshemenë e oqeaneve, raporton “Zëri i Amerikës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës në Turqi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje…