Anija patrulluese shqiptare “Oriku” shpëton 28 emigrantë në detin Egje
04 shtator 2024
| 08:33
28 emigrantë nga Lindja e Mesme janë shpëtuar nga ekuipazhi i anijes së Forcave Detare shqiptare gjatë misionit të patrullimit në detin Egje.
“Anija ORIKU e Forcës Detare bëri të mundur ndalimin dhe njëkohësisht shpëtimin e 28 emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme gjatë patrullimit në misionin e NATO-s, Sea Guardian në detin Egje”, njofton Ministria e Mbrojtjes në Instagram.
Ekuipazhi shqiptar evidentoi në kohë gomonen në vështirësi lundrimore, duke ia dorëzuar Rojës Bregdetare turke emigrantët në gjendje të mirë shëndetësore.