Anila Tusha-Kastrati jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në Nismën Socialdemokrate

28 qershor 2019 | 12:36

Asamblistja e Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka në këtë subjekt politik.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se në Kuvendin Komunal të Gjilanit do të veprojë si asambliste e pavarur.

“Jam detyruar të dorëhiqem nga lufta e brendshme që na kanë shkaktuar ndërhyrjet në degën tonë, nepotizmi, korrupsioni në këtë parti”, ka shkruar ajo.

Tusha-Kastrati ka falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë gjithë kohës sa ka qenë në këtë subjekt kryetarin e degës, Bajram Hasani. “Bashkë më të kemi bërë shumë punë që NISMA në Gjilan të rritet. Kam besuar në vizionin e tij prej lideri dhe kemi bërë shumë punë të mira. Por drejtues të partisë, deputetë, këshilltarë e të gjithë ata që kanë zënë pozita publike e shtetërore kanë harruar se NISMA është këtu falë punës tonë në terren, falë punës të aktivistëve të cilët tashmë janë harruar”, ka shkruar Tusha-Kastrati.

Postimi i plotë i saj:

Të nderuar aktivistë të Nisma për Kosovën,
Të dashur anëtarë të Këshillit Kombëtarë,
Të nderuar miq e bashkëpunëtorë

Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në NISMA për Kosovën, pra nga Këshilli Kombëtar, nga pozita e nënkryetares së degës në Gjilan. Aktivitetin tim si asambliste në Kuvendin Komunal në Gjilan nga sot do ta vazhdojë si e pavarur.
Më lejoni të ju them se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por jam detyruar të dorëhiqem nga lufta e brendshme që na kanë shkaktuar ndërhyrjet në degën tonë, nepotizmi, korrupsioni në këtë parti.
Nuk mund të largohem pa e falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë gjithë kohës sa kam qenë në këtë subjekt kryetarin e degës, z. Bajram Hasani. Bashkë më të kemi bërë shumë punë që NISMA në Gjilan të rritet. Kam besuar në vizionin e tij prej lideri dhe kemi bërë shumë punë të mira. Por drejtues të partisë, deputetë, këshilltarë e të gjithë ata që kanë zënë pozita publike e shtetërore kanë harruar se NISMA është këtu falë punës tonë në terren, falë punës të aktivistëve të cilët tashmë janë harruar.

Me respekt, Anila Tusha- Kastrati

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e vendeve nënshkruese të CEFTA-së, që po mbahet…