Anita sërish opinioniste në Big Brother VIP Kosova
Prezantuesja e njohur shqiptare, Anita Muçaj – Haradinaj, bëhet e ditur se do të jetë sërish në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e BBVK në rrjete sociale, gjersa kjo është hera e dytë për spikeren e lajmeve.
Ajo është e lumtur për rikthimin në këtë format, ndërsa në InstaStory shtoi: “E sigurt që do e shijojmë bashkë edhe këtë vit”.
Opinionisti tjetër i këtij reality show është gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, i cili njëherësh ka qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
BBVK pritet të nisë të premten (20 tetor) dhe premton spektakël me personazhe të ndryshme të showbizit.
Moderatorë po ashtu do të jenë të njëjtit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Në këtë edicion disa nga VIP-at do të jenë: Edona James, Gani Gërmia, Linda Halimi, Azem Gagica etj.