Ankandi i Letrave me Vlerë, më 22 maj
15 maj 2020
| 10:42
Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se më 22 maj 2020 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2020. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 25 milionë eurosh. Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për hollësi rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
(B. D.: ‘Epoka e re’)