
Ankesat ndaj zyrtarëve policorë tani mund t’i parashtroni në e-Kosova
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në “E-Kosova” është lansuar shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.
Siç bëhet e ditur IPK, nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat e juaja nga zyrtarët policorë, tashmë ju mund ta raportoni.
“Në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”. Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon: 1. Identifikohuni në Platformën eKosova; 2. Klikoni mbi “Shërbime”; 3. Klikoni mbi “Inspektoratet”; 4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”, bëhet e ditur në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.
Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon:
1. Identifikohuni në Platformën eKosova;
2. Klikoni mbi “Shërbime”;
3. Klikoni mbi “Inspektoratet”;
4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.
Shërbimin e gjeni në linkun:
https://ekosova.rks-gov.net/Service/53
Platforma e shërbimeve elektronike eKosova