Anketuesit e MICS 2025 dalin në terren për listimin e ekonomive familjare

22 prill 2025 | 14:46

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me UNICEF-in kanë filluar punën në terren për listimin e ekonomive familjare në 450 zona të regjistrimit me qëllim të realizimit të anketës së treguesve të shumëfishtë (MICS) 2025.

Me procesin e listimit, ASK-ja dhe UNICEF-i po dëshmojnë seriozitetin dhe përgatitjen e mirë të rundit të tretë të kësaj ankete.

Realizimi i Anketës MICS 2025 është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e politikave të bazuara në të dhëna të sakta dhe gjithëpërfshirëse, sidomos kur bëhet fjalë për mirëqenien e fëmijëve në Kosovë.

Prandaj, sipas ATK-së, është me rëndësi që qytetarët t’i mirëpresin anketuesit dhe të bashkëpunojnë për ta bërë këtë proces sa më të suksesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U16 ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në…