Ankohej për dhimbje shpine, doli se ka tri veshka
Një rast jashtëzakonisht unik, i padëgjuar më herët në historinë e mjekësisë zyrtare, është ai i një pacienti 38-vjeçar i cili prej kohësh kishte dhimbje kronike në shpinë. Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, burri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore të cilat bënë edhe zbulimin.
Pacienti është një brazilian i cili jeton në shtetin e San Paolo. Mjekët, të paaftë për të përcaktuar shkaqet e dhimbjes së padurueshme të vazhdueshme, e nënshtruan ndaj një tomografie të kompjuterizuar, e cila zbuloi anomalinë e pazakontë. Pacienti kishte tri veshka.
Në trupin e 38-vjeçarit ndodhej një veshkë e majtë në gjendje normale dhe dy veshka gjysmë të bashkuara mes tyre, të cilat formonin një të vetme dhe ndodhshin po në anën e majtë pak më poshtë. Rasti i pazakontë i pacientit u botua në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”.