Ankohen edhe avokatët e Krasniqit e Selimit, kërkojnë kohë për t’i analizuar provat e prokurorisë
Avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ankuar lidhur me mënyrën e zhvillimit të çështjes kundër klientëve të tyre në procesin e Dhomave të Specializuara.
Në konferencën e sotme statusore, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper dhe avokati i KAdri Veselit, Ben Emmerson kanë shprehur pakënaqësi dhe janë shprehur të zhgënjyer për procesin hetimor.
Të tilla vërejtje patën edhe avokatët e Selimit e Krasniqit.
“Këto parashtrime nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarit për proces të drejtë gjyqësor… Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme”, ka thënë avokati i Rexhep Selimit.
Ndërsa avokatja e Jakup Krasniqit, ka përmendur edhe mjetet e mjaftueshme që po ashtu ka thënë se nevojiten për të analizuar provat.
“Ne na duhet kohë e mjaftueshme dhe po ashtu mjete të mjaftueshme”, është shprehur ajo.