Ankohen për çmime të shtrenjta të udhëtimit, me vete bartin 4 persona, 9 valixhe

08 qershor 2024 | 22:05

Pronari i tragetit ‘Komani Lake Ferry Berisha’, Driton Marku që ka në destinin qarkullimin nëpër liqenin e Komanit në Shqipëri, ka bërë një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ku iu është përgjigjur ankueseve për çmimin e shtrejtë të biletave të udhëtimit. Marku ka thënë se udhëtarët ankohen për çmimin e biletës që kushton 8 euro për person, ndërsa me veti bartin shumë valixhe.

“Nje familje e thjeshtë turistash duke ardhur për të vizituar Alpet tona, për 2 ditë e nder të tjera kan marr shtepin me vete, ankohet për bileten e shtrejt 8€ për person ku 4 persona kan 9 valigje me vete.”, ka shkruar Dritan Marku në reagimin e tij ndaj ankuesve.

Screenshot

Screenshot
Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FC Kosova Düseldorf, Bujar Neziri, i cili është…