Ankohet Gjini: Qeveria e Kosovës s’ka ndarë buxhet për projekte të reja në Gjakovë

15 dhjetor 2023 | 08:23

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se si komunë nuk janë të kënaqur me ndarjet buxhetore.

Gjini tha se Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë buxhet për projekte të reja.

“Qeveria e Kosovës në asnjërën prej linjave nuk ka ndarë buxhet për projekte të reja në Gjakovë. Nuk është mirë kështu por, sidoqoftë, ecim më tutje”, tha ai.

Ndërkohë për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët thotë se është vendim populist.

“Këto janë vendime populiste, janë vendime me efekt shumë afatshkurtër për njerëzit. Unë e di që gëzohet dikush që i merr 100 euro ose pak më shumë, krejt në rregull. Mirëpo, shpenzimi i dhjetëra milionave të buxhetit të shtetit në këtë mënyrë nuk ka efekt afatgjatë, d.m.th efektet janë shumë më të shkurta, janë elektorale, janë efekte për me bë dikë me u ndie mirë përkohësisht. Mirëpo, ne kemi nevojë për politika afatgjate, politika që e bëjnë një jetë më të mirë”, shtoi Gjini.

Qeveria e Kurti është akuzuar për diskriminim në buxhet për disa komunat. Sipas opozitës, janë favorizuar komunat që drejtohen nga Vetëvendosje, ku shumica e buxhetit të paraparë për investime kapitale është ndarë për 4 komuna. Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për komunat do të ketë mbështetje rekord me buxhet./teve1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në truallin e ish-hotel “Dom”, në cep të rrugëve Kralja…