Ankohet kryetari i Skënderajt: Ndarja për investime kapitale, raciste nga qeveria
Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka thënë është ankuar se nuk kanë gjetur përkrahje nga Qeveria e Kosovës sa i përket projektligjit për ndarje buxhetore për vitin e ardhshëm.
Nura, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, mes tjerash potencoi se shpërndarja buxhetore e buxhetit shtetëror sipas tij, përbën elemente “raciste”.
“Shpërndarja buxhetore e buxhetit shtetërorë, që për mendimin tim një shpërndarje e tillë është e pakuptueshme dhe në ndërveti përbën elemente raciste, përjashtohen komuna të tëra, ose në këtë rast komuna e Skenderajt që janë participues të buxhetit të Kosovës. Me 0 projekte. Një gjë e tillë ka ndodhur nga mbretëria SKS, Jugosllavi deri në vitin 1999, një diskriminim i tillë nuk është hasur deri më sot”, ka thënë Nura.
Ai potencoi se pret ndryshim të qëndrimit nga ekzekutivi në vitin e ardhshëm.
“Shpresoj se viti i ardhshëm të na gjen në një periudhë më të mirë, kjo qeveri me këtë qasje të merr besimin e qytetarëve, të kemi një qeveri që mendon për të gjithë, pa dallim feje, regjioni, apo bindje politike dhe të kemi një qasje të barabartë qoftë te shpërndarjet buxhetore, qoftë te investimet publike, që janë interes para së gjithash i qytetarëve”.