Ankohet Kurti: Reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar ta kritikojë opozitën që po dërgon ligje në Gjykatën Kushtetuese.
Në takimin e Këshillit për Demokraci e të Drejta të Njeriut, Kurti ka thënë se ka pasur pak aktakuza për serbët që kanë kryer sulme në veri.
“Ka pasur trajtim i cili nuk ka dekurajuar kriminelët. Në anën tjetër një sfidë si qeveri që e kemi pasur, është fakti që reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Nga 16 nëntori i vitit 2022 deri më 2 nëntor të këtij viti, pra një vit minus dy javë, i kemi 10 ligje super të rëndësishme të reformës sonë me të cilin kemi marrë besimin e qytetarëve në shkurt të vitit 2021”.
“Ne të gjithë e dimë, Kuvendi i Kosovës e ka Komisionin parlamentar për legjislacion dhe të gjitha çështjet e ligjeve të cilat sponsorizohen nga qeveria dhe pastaj votohen nga Kuvendi, trajtohen aty, mirëpo kemi një lloj aktivizmi të çuditshëm i cili na i vonon neve reformat dhe humbet kohën e çmuar të popullit të Kosovës”.