Ankohet në polici gruaja nga Vushtrria, i mbyllen llogaritë në rrjetet sociale
20 nëntor 2022
| 09:11
Një grua nga Vushtrria ka raportuar në polici se nga një link të cilin e ka hapur i janë bllokuar të gjithë adresat në rrjete sociale.
Sipas policisë zyrtarët policorë janë duke u marr me rastin dhe janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrjetin social nga një link të cilin e ka hapur i janë bllokuar të gjitha adresat në rrjete sociale. Me rastin janë duke u marrë zyrtarët përkatës të kësaj natyre. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.