Ankohet Totaj, thotë se po injorohet nga ministrat e qeverisë Kurti
Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka hedhur akuza drejt ministrave të qeverisë Kurti.
Ai thotë se e ka të vështirë të komunikojë me ata.
Sipas Totajt, më lehtë është komunikimi me agjencitë ndërkombëtare se me ministrat e Qeverisë së Kosovës.
“Kemi mundësi dhe bashkëpunojmë shumë me agjencitë ndërkombëtare… kemi kontakte edhe me ambasadorët e shumë shteteve gjejmë gjuhë të përbashkët, diskutojmë, negociojmë, pajtohemi na japin këshilla e sugjerime, ndërsa me ministrat tonë është e pamundur me kontaktu, as nuk kthejnë e-mail, as në telefon nuk përgjigjen. Vijnë në Prizren, asnjëherë nuk kanë ardhur me na vizitu në komunë”, tha Totaj në Teve1.
“Kryeministri na ka takuar një herë. Të shtunën në mbrëmje e ka bërë kërkesën për të dielën në mëngjes. E kemi pranuar normal, por një sjellje e tillë tregon joseriozitet dhe pa planifikim, pa e ditë se çfarë po do me bë”, tha ai.