Ankohet Trepça ’89: Jemi dëmtuar në dy ndeshje
Skuadra e Trepçës ’89 është e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë. Klubi nga Mitrovica nëpërmjet një reagimi është ankuar se gjyqtarët e dëmtuan në dy ndeshje. Kundër Besës (2-1) dhe ndaj Gjilanit (0-0).
“Qysh në fillim të kampionatit në fazën e parë kampionale nga shtatë xhiro të luajtura janë anuluar dy gola plotësisht të rregullt. Ndaj Besës së Pejës në minutën e 91-t ku është barazuar rezultati me gol të rregullt, por gjyqtarëve nuk menduan kështu dhe nga ajo ndeshje Besa ka dalë me pikë të plota, por rezultati është dashur të jetë i barabartë. Ne nuk reaguam dhe nuk u ankuam rreth asaj ndeshje. Kundër SC Gjilanit ndeshja përfundoi baras, por në minutën e 87-t na u anulua goli i rregull dhe na u mohuan pikët e plota”, thuhet në reagimin e 89-shit.
KF Trepça ’89 kërkon përfundimin e këtyre marrëzive të padrejta në futboll, pasi nuk është rruga e duhur për të ecur përpara.
(V.Z / Epoka e re)