Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, Irena Thoma: “Mungesa e vitaminës D…”
Ajo ka folur më shumë mbi ankthin dhe depresionin dhe si mund t’i luftojmë ato…
Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë mjekja psikiatre, Irena Thoma. Ajo ka folur më shumë mbi ankthin dhe depresionin dhe si mund t’i luftojmë ato…
Irena: Është e vërtetë. Ka shtuar numrin e pacientëve dhe sidomos të atyre që kanë pasur ankth më parë. Në përgjithësi çrregullimet emocionale, çrregullimet psikiatrike, e kanë një karakter stinor. Janë bërë shumë studime për të kuptuar se përse ndodh kjo, çfarë ndodh me personat dhe pse është kaq specifike kjo ndarja mes stinëve dhe pse është shprehur gjendja e ankthit kryesisht në periudhën e dimrit. Kjo për faktin se në periudhën e dimrit, mungon sasia e diellit. Dielli është ai që ndihmon në sintetizimin e një vitamine, që quhet vitamina D. Dhe vitamina D është një mikroelement shumë i rëndësishëm për mirëfunksionimin e qelizës nervore sidomos, të qelizës së trupit në përgjithësi, por dhe të qelizës së trurit në veçanti. Mungesa e kësaj vitamine bën që qeliza nervore të vuajë dhe ajo të prezantojë gjendjen e ankthit. Prandaj në eksperiencën time të përditshme, unë kam parë pacientë të cilët kanë gjendje ankthi, kur u kërkohet që të bëjnë nivelin e vitaminës D në gjak, rezulton që është e ulët. Dhe lidhet pikërisht me këtë karakteristikë.
Ronaldo: Janari konsiderohet shumë depresiv. Pse është kaq i trishtë ky muaj, a e ka shtuar numrin e pacientëve?