“Ankthit të pritjes së familjarëve të pagjeturve t’i vijë fundi”

13 maj 2021 | 23:33

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka folur rreth procesit të gërmimeve në Kizhevak të Serbisë, si pjesë e kërkimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Gara, në një postim në “Facebook”, ka falënderuar ekspertët kosovarë që ishin sot në këtë lokacion.

Ekspertët tanë të angazhuar, sot dhe në vazhdimësi, me përpjekje maksimale që vlerësimi i tërësishëm i lokacionit të varrezës masive, zhvarrosja e eshtrave (mbetjeve mortore të bashkëqytetarëve tanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm gjatë luftës), identifikimi dhe riatdhesimi në Republikën e Kosovës, të kryhet një ditë e më parë, që ankthit të pritjes së familjarëve të të pagjeturve t’i vijë fundi”, shkruan Gara.

Postimi i plotë i Kushtrim Garës:

Festa e Bajramit ndër të tjera është karakterizuar edhe si festë që na bashkon me familje dhe më të dashurit tanë.

Andaj në këtë ditë nga urimet dhe bisedat e shumta të këmbyera, do të veçoja telefonatën me ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës , që sot janë larg familjeve të tyre, në krye të detyrës, të angazhuar në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak.

Ekspertët tanë të angazhuar, sot dhe në vazhdimësi, me përpjekje maksimale që vlerësimi i tërësishëm i lokacionit të varrezës masive, zhvarrosja e eshtrave (mbetjeve mortore të bashkëqytetarëve tanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm gjatë luftës), identifikimi dhe riatdhesimi në Republikën e Kosovës, të kryhet një ditë e më parë, që ankthit të pritjes së familjarëve të të pagjeturve t’i vijë fundi.

Respekt të pafundmë për ekspertët që sot patën fatin të jenë në lokacion: Dr. Ditor Haliti , antropolog mjekoligjor, Dr. Musa Gashi , specialist i mjekësisë ligjore dhe, z. Driton Spahiu në këtë rast në kapacitetin e fotografit mjekoligjor.

Bashkërisht konkluduam se kjo është më e pakta që mund të bëhet për familjet që humbën shumë nga jeta e tyre, përfshirë edhe më dashurit e tyre dhe, siç e kemi theksuar edhe më parë, guximi dhe dinjiteti i këtyre familjeve është frymëzues dhe i jashtëzakonshëm.

Respekt dhe nderim me përulësi për të gjitha familjet e të pagjeturve dhe të rënëve!

Përjetësisht Lavdi të Rënëve në altarin e Lirisë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 13 maj 2021, ka ndërruar jetë figura e…