Anne Hathaway bëhet flokëkuqe
23 nëntor 2018
| 11:24
Anne Hathaway ka qenë gjithmonë shumë e guximshme për ta ndryshuar pamjen për rolet në filmat e saj. Aktorja 36-vjeçare së fundmi ka ndryshuar flokët në ngjyrë të kuqe të ndezur.
Ky ndryshim i Hathawayt vjen për shkak të rolit në filmin e saj të ardhshëm “The Last Thing He Wanted in Puerto Rico”, në të cilën ajo ka punuar qysh në stinën e verës. Fotografët e kanë kapur Hathaway në një ditë xhirimi derisa po ecte shumë e buzëqeshur rrugëve të Nju Jorkut.