ANP “Adem Jashari” me cilësi evropiane!
19 nëntor 2018
| 11:04
Java filloi me lajmin e mirë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është certifikuar sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian.
Deri më tani aeroporti ka operuar sipas standardeve të ICAO, që janë shumë më pak kërkues.
“I gëzohem këtij suksesi të autoriteteve kosovare dhe koncesionarit LIMAK. Ne do të vazhdojmë të investojmë në secilin sektor që ndikon pozitivisht në jetën e qytetarëve, lëvizjen e lirë të tyre dhe mbi të gjitha që e bëjnë Kosovën sa më representative krahas vendeve të BE-së”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.