ANP “Adem Jashari” shpallet fitues i çmimit për Biznes të Përgjegjshëm nga Peer Awards
Në ceremoninë e mbajtur nga “Peer Awards for Excellence” në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës i është ndarë çmimi për Biznes të Përgjegjshëm për impaktin e kompanisë në shoqërinë e vendit ku operon.
Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së ambientit duke përfshirë zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit, trajtimin e ujërave dhe të mbetjeve, proceset transparente të rekrutimit, shërbimet e reja me ndikim në rritjen e kënaqshmërisë së udhëtarëve si “Airport Helper”, si dhe implementimi i sistemeve më të avancuara të sigurisë dhe i atyre për trajtimin e aeroplanëve dhe udhëtarëve, kanë qenë pikat e vlerësuara nga juria që e kanë vendosur ANP “Adem Jashari” në listën e kompanive më të përgjegjshme ndaj shoqërisë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë për disa vite qëndron në listën e aeroporteve më performancën më të lartë në Evropë, me ç’rast ka pranuar dhjetëra çmime për efikasitet në operime dhe përgjegjësi korporative.
/Epoka e re/