Ansambli ‘Drenica’ zë vendin e dytë në festivalin mbarëkombëtar ‘I këndojmë lirisë’
09 qershor 2019
| 17:13
Në festivalin mbarëkombëtar që është mbajtur në Klinë “I këndojmë lirisë”, për nder të rënies së komandantit Mujë Krasniqi-Kapuçi, ku ka marrë pjesë në hapje dhe në natën finale edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, janë shpalosur vlerat e mirëfillta të folklorit tonë shqiptar.
Edhe Komuna e Skenderajt, në mesin e shumë qyteteve nga trevat shqiptare, është paraqitur në këtë ngjarje kulturore nëpërmjet ansamblit “Drenica”, dhe duke qenë një konkurrencë e fortë mes grupeve të këngëtarëve dhe shoqërive të njohura artistike, ka fituar çmimin e dytë.
Në natën finale që është mbajtur mbrëmë, kryetari Jashari ka marrë pjesë në ndarjen e disa çmimeve për fituesit dhe pjesëmarrësit e këtij festivali.