Ansambli “Trojet” përuron librin “Këngët e shekullit kallkan” të poetes Ilirjana Baraliu-Lladrovci

31 tetor 2023 | 21:25

Më 29.10.2023, në qytetin Winterthur të Zvicrës, Ansambli “Trojet” bëri përurimin e Librit “Këngët e shekullit kallkan” të poetes Ilirjana Baraliu-Lladrovci.

Moderimin e përurimit me shumë sukses e bëri ish i burgosuri politik dhe ish diplomat karriere i Republikës së Kosovës, z. Sali Sefa. Ai e falënderoi organizatorin dhe organizimin e përurimit, Ansamblin “Trojet” me kryetarin Zeqë Gashi, kryesinë dhe anëtaret e Ansamblit në veqanti Petrit Bytyqin shtylla e organizimit që po bëhen shembulli më i mirë i aktiviteteve atdhetare dhe ruajtjen e traditave shqiptare duke promovuar vlerat përmes librave me poetë shqiptarë.
Moderatori, pasi përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët të ardhur enkas nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, foli edhe për biografinë e autores Baraliu Lladrovci.

Për Librin folën znj. Saime Isufi, e mëpastaj, z. Ibish Neziri duke e vlerësuar lartë poezinë e Ilirjanës me ç’rast ka shtuar se ka kaluar pritshmëritë pozitive të lexuesit shqiptarë.

Emocione për të pranishmit me interpretim me piano dhe recitim të poezive , këngeve dhanë Flutur Bytyqi, Marisa Murtezi, lahutisti baca Shaqë me aktorët Adem Kica e Gani Lipa.

Të pranishmit i përshëndeti z. Zeqë Gashi, në emër të Ansamblit “Trojet”, duke uruar autoren dhe falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje dhe përkrahjen e aktiviteteve që organizoi ky ansambël.

E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte prania e grave aktiviste dhe ish të burgosura si Teuta Hadri, Teuta Bekteshi, Havë Shala, Trëndelina Labënishti, Remzije Limani, të cilat me fjalimet, diskutime, këngë e recitime i dhanë madhështinë emocionuese përurimit të librit.

Autorja Ilirjanë Baraliu Lladrovci , pasi falënderoi z. Zeqë Gashi, Ansamblin “Trojet” të pranishmit dhe gratë mysafire që kishin ardhur nga Kosova e Maqedonia e Veriut theksoi se libri i kushtohet grave heroina pasi që burrat e tyre ishin në burgjet e regjimit titist.

Ky promovim i librit, zgjoi interesim të madh ndër mërgimtarët tanë dhe në mesin e shumë qytetarëve të pranishëm, kishte veprimtarë e veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, studentë, intelektual dhe biznesmenë të tjerë.

Ansambli “Trojet“ me anëtarët e saj të vyer u kujdes për të pranishmit edhe me koktej.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistën ekskluzive të dhënë për emisionin “Politiko”, me gazetarin…