Ansu Fati dëshiron te largohet nga Barça

17 gusht 2023 | 13:32

Sulmuesi Ansu Fati ka shpallur dëshirën për t’u larguar nga Barcelona. Kështu raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Pavarësisht që Fati synonte pozitën e titullarit, trajneri Xavi Hernandez nuk e sheh si të tillë. Në ndeshjen hapëse të La Ligas, ndaj Getafes, trajneri përdori fillimisht Abde, më pas Lamine Yamal dhe vetëm në zëvendësimin e tretë hyri në lojë Ansu Fati.

Gjashtu Barcelona po kërkon edhe përforcime për sulem gjë që tregon se Fati nuk shihet si i rëndësishëm në klubin nga “Camp Nou”.

Kohë më parë është përfolur se talenti 20-vjeçar mund t’i bashkohet PSG-së ku trajner është Enrique.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në…