Ansu Fati merr numrin 10 te Barça

01 shtator 2021 | 13:54

Barcelona ka befasuar të gjithë duke i dhuruar sulmuesit spanjoll, Ansu Fati, numrin 10 në fanellë. Ngase se nga shumë lojtar u bë thirrje që numri 10 të pensionohej në Barcelonë, pas largimit të Leo Messit drejt Paris-Saint Germainit.

Thuhej se asnjë lojtarë nuk e pranonte fanellën legjendare që e ka mbajtur Lionel Messi që dy dekada, mirëpo Barcelona tani ka vendosur që këtë numër ta mbajë 18-vjeçari Ansu Fati.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”. “Numri ynë 10 i ri. I formuar në La Masia”, ka shkruar ai “Twitter”. Kujtojmë që, Fati vjen nga akademia e Barcelonës “La Masia”. 18-vjeçari i talentuar e kishte bartur numrin 17 në sezonin e tij të parë me Barcelonën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka sinjalizuar gatishmëri për…