Ante Nazor, trajner i ri i KB Prishtina
Ante Nazor është trajner i ri i KB Prishtina. Skuadra kryeqytetase ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Cibona Zagreb.
“Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina, raporton “Epoka e re”.
NJOFTIMI I PLOTË I KB PRISHTINA:
Ish-trajneri i Cibona Zagreb dhe shumë skuadrave tjera elitare, Ante Nazor vjen në krye të Prishtinës!
Në vazhdim të përgatitjeve për edicionin e ri sot zyrtarizuam edhe Kryetrajnerin, të mirënjohurin Ante Nazor.
Kroati 42 vjeçar ka një karrierë të bujshme në zejen e trajnerit, ku ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur shumë suksese.
Ndihmës trajner dhe Kryetrajner i Kombëtarës së Kroacisë për kategoritë e reja.
Kryetrajner i skuadrave të famshme si, Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE.
Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura.
Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës në ABA League.
Me përvojën e tij dhe me ekipin që jemi duke e ndërtuar, sukseset janë të garantuara.
Mirësevjen Ante!