Antetokounmpo, lojtari më i mirë NBA Awards 2019
Toronto Raptors bëri historinë e fitoi titullin e NBA për herë të parë, por në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dominoi skuadra e Milwaukee Bucks.
Mbrëmja gala nisi me interpretimin e një monologu nga ana e aktorit Kris Taker, ndërkohë që legjenda e NBA, Shak O’Nil shfaqi talentin e tij si rapper.
Më pas i erdhi radha e ndarjes së çmimeve, ku ai më i rëndësishmi ishte Lojtari më i Mirë i sezonit i cili shkoi për Janis Antetokunmpo i cili nuk i përmbajti dot emocionet dhe lotët në momentin e marrjes së çmimit. Milwaukee gllabëroi edhe dy çmime të tjerë; atë për trajnerin më të mirë, Mike Budenholzer dhe menaxherit më të mirë që iu dha John Horst, raporton ‘tch’.
Në mbrëmjen e së hënës u dhanë edhe çmime të tjera sic ishte ajo për mbrojtësin më të mirë që i shkoi francezit Rudy Gobert të Utah Jazz, ndërkohë që lojtari i gjashtë më i mirë u shpall Lou Uillimas.
Një çmim i rëndësishëm që u dha në mbrëmjen gala të Ligës Amerikane të Basketbollit ishte ai për Debutuesin më të mirë që i shkoi sllovenit Luka Doncic i cili në fillimin e sezonit që sapo u mbyll u transferua nga Reali i Madridit tek Dallas Mavericks duke fituar shumë shpejt zemrat e teksanëve.