Antetokounmpo mund t’i humbasë ndeshjet e para në NBA

07 tetor 2021 | 16:05

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, MVP i finaleve “play-off” sezonin e kaluar në NBA, rrezikon të mos luajë ndeshjet e para sezonale me ekipin e Milwaukee Bucks. Ai ka një dëmtim në gju, që mund ta mbajë larg fushës për 4-5

ndeshjet e para sezonale. Lojtari u dëmtua gjatë finales së katërt “play-off, por vazhdoi të luajë dhe i dha Bucksit titullin kampion.

“Gjuri më dhemb ende dhe kam nevojë për shërim”, ka thënë Antetokounmpo. Ai u shpreh se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, nëse do të jetë në fushë apo jo në fund të tetorit. “Prisnim që situata të përmirësohet me kalimin e kohës, por nuk ndodhi kështu. Nuk dua të nxitoj dhe të luaj i dëmtuar, ndaj të shohim se si do të jetë situata deri kur të nisë sezoni i ri”, ka shtuar Antetokounmpo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i…