Antetokounmpo realizon 64 pikë në fitoren e Bucks ndaj Indianas
Milwaukee mposhti me rezultat 140-126 Indianas, duke iu bashkuar Bostonit në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e jashtëzakonshme e Antetokounmpo, që realizoi 64 pikë e 14 rebound, një përbindësh në fushë, i papërmbajtshëm. Ky është rekordi i tij personal, ndërkohë që ndeshja pati disa sherre të vogla si në fushë ashtu dhe pas saj, në dhomat e zhveshjes.
Rikthehet te fitorja skuadra e Lakersave, që mundi me rezultat 122-119 San Antonio, në një ndeshje të hapur deri në fund. Davis ishte protagonist, autor i 37 pikëve e 10 rebound, ndërsa 30 pikët e Wembanyama për Spurs mbetën për statistikë. Fitore të rëndësishme korri Houstoni, që falë 25 pikëve të Eason, mundi me shifrat 117-104 rivalët e Memphisin.
Philadelphia qëndron mes ekipeve pretendente në Lindje pas fitores me rezultat 129-111 në fushën e Detroitit. Joel Embiid protagonist, autor i 41 pikëve e 11 rebound. Skuadra e Miamit, falë 23 pikëve të Robinson, mundi me shifrat 115-104 Charlotte, ndërsa Toronto mundi me shifrat 135-128 Atlanta, ndeshje ku u dallua Siakam me 33 pikë.
Rezultatet
Detroit – Philadelphia 111-129
Washington – New Orleans 122-142
Miami – Charlotte 115-104
Toronto – Atlanta 135-128
Houston – Memphis 117-104
Milwaukee – Indiana 140-126
San Antonio – Lakers 119-122
Phoenix – Brooklyn 112-116
Utah Jazz – New York 117-113