Anti-Facebook: Bashkëthemeluesi i Wikipedia hap platformën e mediave sociale pa reklama

15 janar 2021 | 02:41

Nëse jeni lodhur me Facebook dhe Twitter, sidomos pas zhvillimeve të fundit në SHBA, bashkëthemeluesi i Wikipedia-s, Jimmy Wales, shpreson që të bashkoheni me WT.Social, një platformë e re e mediave sociale që premton të mos fusë reklama ose të shesë të dhënat e përdoruesve. WT.Social ka një mur të ngjashëm me Facebook në të cilin përdoruesit mund të ndajnë lajme ose përmbajtje tjetër.

Por ndryshe nga Facebook, algoritmet e të cilit i japin përparësi përmbajtjes që sponsorizohet ose merr më shumë vëmendje, WT.Social tregon pikë së pari përmbajtjen e re. Kjo përmbajtje vjen nga seksione të ndryshme të platformës (të quajtura subwikis) që përdoruesit zgjedhin t’u bashkohen. Platforma do t’u lejojë përdoruesve të redaktojnë direkt titujt e pasaktë, ose të sinjalizojnë për postime problematike.

Qëkur u lançua në tetor, kjo platformë ka rreth 160 mijë përdorues. Platforma është pa pagesë, por përdoruesit e rinj vihen në një listë pritjeje, e cila mund të anashkalohet menjëherë nëse dhuroni para. WT.Social shpreson të mbijetojë vetëm nga donacionet.

Wales thotë se reklamimi është problemi kryesor i platformave si Facebook dhe Twitter. “Unë kam konkluduar se problemi më i madh i medieve jocilësore është se ato janë mbështetur nga reklamat, dhe se rrjetet sociale të cilat ofrojnë kaq shumë shpërndarje gjithashtu mbështeten thjesht nga reklamat”, shkroi ai në një postim në blog.

“Facebook, Twitter dhe rrjete të tjera sociale gjenerojnë të ardhura bazuar në sa kohë përdoruesi qëndroni në faqen e tyre duke parë dhe klikuar mbi reklamat. Pra, i jepet përparësi angazhimit të përdoruesit dhe jo cilësisë”. Ai thotë se u frymëzua për të krijuar platformën për shkak të faktit se Facebook dhe Tëitter janë shumë sipërfaqësore. /Bigthink.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, është shumë aktive dhe e…