Antidroga në Prizren sekuestron kokainë në vlerë 7 mijë euro

30 gusht 2023 | 20:13

Antidroga në Prizren ka arrestuar dy persona për posedim të drogës.

Si fillim, është kapur me dy qese najlloni i dyshuari me iniciale A.E., dhe të njëjtit i është sekuestruar vetura. Sasia e drogës e dyshuar të jetë kokainë është 2,55 gram, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndërsa pas bastisjes në tri lokacione të tjera, Policia ka gjetur edhe sasi tjetër të drogës, që në total me drogën e gjetur te i dyshuari i parë, kap shumën e 7000 eurove.

“Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë (7000) euro”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, e ka kritikuar…